“Nuk ka rehati me vjehrrën në shtëpi”, Orinda Huta del kundër të jetuarit me nënën e partnerit

by admin
Spread the love

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet më të dashur në showbiz-in shqiptar, teksa janë në një marrëdhënie mbi 10 vjeçare me njëri-tjetrin. Prej një viti ata janë edhe prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Atara.

Këngëtarja dhe tashmë moderatorja e njohur është shumë aktive edhe në rrjete socials, teksa e shohim të ndajë edhe foto e video të familjes së saj kryesisht në Instagram. Herë pas here ajo i jep mundësinë edhe ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë përmes bisedave në rrjete sociale.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa pyetjet në drejtim të saj ishin të shumta. Një prej ndjekësve të saj e ka pyetur Orindën nëse është pro apo kundër jetesës me vjehrrit. “Zemër, je pro apo kundër jetesës me vjehrrit. Je femër yll nga zemra, frymëzim dhe flm që kthen” ka pyetur ndjekësja, teksa moderatorja ka folur shumë hapur, duke thënë se është kundër, pasi nuk ka rehati për askënd.

Xhan shumë. Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër, nuk ka rehati për askënd nëse s’është në shtëpinë e vet. Ndihmën më të madhe e marr nga ajo por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vetë”, ka shkruar moderatorja e njohur shqiptare, teksa e ka shoqëruar përgjigjen me një foto të veçantë, ku shfaqet me mamin e partnerin të saj dhe të bijën, Atarën.

You may also like