Nuk ka qetësi për Ukrainën! Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase

by admin
Spread the love

Mëngjesi i kësaj të diele nuk ka qenë aspak i qetë për portet ukrainase të cilat janë përballur me sulme të vazhdueshme ruse.

Si shënjestër e vazhdueshme që pas përfundimit të marrëveshjes së transportit të grurit, Rusia ka goditur sërish pjesën jugore të rajonit të Odesës, kryesisht një nga vend grumbullimet e drithërave.

Dëmet janë ende të pallogaritshme, ndërsa dyshohet se kanë ndodhur për shkak të raportimeve nga autoritetet për kundërsulme nga Ukraina drejt grupeve ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar dhe ndaj ndërtesave të Flotës së Detit të Zi të marinës ruse.

Rusia ka kryer sulme me gjashtë dronë Shahed, të prodhimit iranian, dhe dhjetë raketa lundruese, ndërkohë që vetëm disa prej tyre u shkatërruan pa u arritur në territoret e tyre.

Ndër të tjera sulmet ajrore në Odesa ndodhën një ditë pasi Kievi raportoi se dy anije mallrash me drithëra arritën në brigjet e saj duke përdorur një korridor të përkohshëm lundrimi për në portet në Detin e Zi.

Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi për një “korridor humanitar” në Detin e Zi, për të mundësuar që anijet të lundrojnë nga portet e saj për të shmangur një bllokadë, që u krijua pasi Rusia braktisi marrëveshjen që i mundësonte Kievit të eksportonte të sigurt drithërat e saj përmes porteve në Detin e Zi.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar gjashtë dronë në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë.

As Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka qëndruar e heshtur, pasi ka raportuar se vendi i tyre është goditur nga ukrainasit, për arsye sigurie agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi raportua se të paktën 30 fluturime janë shtyrë apo anuluar në tri aeroportet kryesore të kryeqytetit.

Në jugperëndim të Rusisë, një dron ukrainas ka dëmtuar një depo nafte, duke shkaktuar zjarr, i cili më pas është shuar.


Top Channel

You may also like