Nuk ka pushim për skuadrat e Serie A, në mesjavë luhet java e katërt e kampionatit

by admin
Spread the love

Sapo është mbyllur java e tretë e kampionatit, por nuk ka pushim për skuadrat e Serie A, që do të zbresin sërish në fushë këtë mesjavë. Java e 4-t e kampionatit është e ndarë në tre ditë dhe mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo.

3 sfida do të luhen të martën e 30 gushtit dhe në fushë do të zbresin Milan, Inter dhe Roma për të zhvilluar ndeshjet respektive.

5 takime të Serie A vijnë të mërkurën e 31 gushtit në kanalet Oversport, spikasin sfidat shtëpiake të Juventusit dhe Napolit.

Java e 4-t do të mbyllet të enjten me dy sfidat e fundit të Serie A. Të gjitha ndeshjet mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo. / Oversport.tv

You may also like