Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit, Brazili rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës

by admin
Spread the love

Mund të duket e çuditshme, por Brazili rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës, për të parën herë në histori. FIFA dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL i kanë dërguar një letër paralajmëruese Konfederatës Braziliane të Futbollit (Cbf), duke i bërë me dije se do ta pezullojë atë dhe të gjithë klubet braizliane, nëse nuk zgjidhet çështja e presidencës në një kohë të shkurtër dhe pa ndërhyrje të jashtme.

Një veprim i nxitur nga vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Rio de Zhaneiros, që më 7 dhjetor largoi Ednaldo Rodrigues nga presidenca e Konfederatës Braziliane, për parregullsi të supozuara në zgjedhjen e tij bëri që FIFA dhe CONMEBOL të dërgonin letrën emergjente, duke tregonin edhe një rregullat e mënyrës së përcaktimit, të Presidentit të Konfederatës.

“Rregullat janë të qarta. Ndërhyrja e fuqive të jashtme nuk lejohet në asnjë mënyrë. Federatat e lidhura me FIFA-n duhet të menaxhojnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga palët e treta”,- thuhet në letrën e dërguar nga FIFA e CONMEBOL, me organizatat, që më 8 janar do të dërgojnë një delegeacion, në Rio de Zhanerio, për të gjetur një zgjidhje për krizën. /i.m /abcnews.al

You may also like