Nuk ka masa të reja, KSI përfundon mbledhjen dhe apelon qytetarët të kenë kujdes!

by admin
Spread the love




Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa kufizues ndaj Kovid-19. Komisioni në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend, dhe ka konstatuar se javën e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të numrit të infektuarve, respektivisht 8.5 për qind, që është një rritje dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar. Nga atje thonë se vendi jonë është në fazën e transmetim të gjerë, me kapacitete adekuate reagimi.
“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, domethënë mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është e një rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”, thonë nga KSI, raporton SHENJA.
Apeli për kujdesje mbetet për të gjithë qytetarët, veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikuar. Ndërsa autoritetet shëndetësore gjithashtu vazhdojnë apelin për vaksinimin kundër kovid-19.


You may also like