Nuk ka marrëveshje me Atleticon, Alvaro Morata drejt largimit nga Juventusi

by admin
Spread the love

Në Torino po numërojnë orët deri në rikthimin e Paul Pogba, por njëkohësisht po zhvillohen negociata edhe për të tjerë lojtarë. Kështu, Max Allegri kërkon të mbajë në skuadër Alvaro Moratën, por nga ana tjetër nuk dëshirojnë të paguajnë shumë e kërkuar nga Atletico Madrid.

Këta të fundit nuk dëshirojnë të bëjnë ulje dhe Morata me shumë gjasa do të rikthehet sërish në Madrid ku do të kërkojë më pas një aventurë të re. 35 milionë euro janë shumë për Juventusin që dëshiron t’i shpenzojë këto para për një tjetër objektiv.

Gjithashtu, “Zonja e Vjetër” ka zgjedhur edhe lojtarin që do të mbajë rolin e zëvendësuesit të Vlahovic në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Marko Arnautovic të Bolognas që është i gatshëm të transferohet në Torino.

Një tjetër objektiv është Ilkay Gundogan që nuk ka rinovuar kontratën e Cityn. Megjithatë, për mesfushorin turk ka konkurrencë të fortë nga klube të tjera europiane. Gjitashtu në kampin bardhezi po punohet edhe për rinovimin e De Ligt. /oversport.tv

You may also like