Nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, opozita shqiptare megjithëse ka kërkuar vazhdimisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, është e vetëdijshme se tanimë nuk ka kohë. Duke e marrë parasysh se afron periudha e zgjedhjeve të rregullta, sipas Zendelit, është e palogjikshme të shohet në zgjedhje të parakohshme sepse nuk ka shumë dallim në kohë.

“Nuk kemi hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme, por thjesht, ju i dini afatet ligjore. Në momentin që Parlamenti shprndahet duhet që brenda 60 ditëve të mbahen zgjedhjet. Ne jemi veçmë në nëntor e duhet diku në janar të mbahen zgjedhjet… Ne kemi hyrë në një situatë kur tashmë[ zgejdhjet e parakohshme nuk janë opsion real. Nuk ka më arsye, nuk ka logjikë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme”, tha mes tjerash Zendeli./KlanMacedonia

You may also like