Nuk ka fitues në derbin francez: Lyon-PSG, Xherdan Shaqiri nuk luan asnjë sekondë

by admin
Spread the love

Është mbyllur pa fitues derbi francez mes Lyonit dhe PSG-së, i vlefshëm për xhiron e 20-të në Ligue 1.

Dy nga skuadrat më të mëdha franceze zhvilluan ndeshje relativisht të mirë, me rezultatin përfundimtar 1-1.

Vetëm pas shtatë minutave, Lyon kaloi në epërsi falë Lucas Paqueta që realizoi në epërsi pas një asistimi të Guimaraes 7′.

Tutje, PSG provoi disa herë të barazonte rezultatin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Timo Kehrer që u asistua nga Michut 76′.

Xherdan Shaqiri as në këtë ndeshje nuk u paraqit asnjë sekondë të vetëm.

Me këtë pikë, PSG mban kreun me 47 pikë, derisa Lyon ngritët në pozitën e 11-të me 25 sosh.

You may also like