“Nuk ka asgjë për të thënë”/ Zelensky për rrëzimin e avionit që vrau Prigozhin: Gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zgjedhur të mos e komentojë fatin e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, avioni i të cilit u rrëzua ditën e djeshme në veri të Moskës.

I pyetur për këtë çështje gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Støre në Kiev, Zelensky tha se: “Qeveria ruse, duke përfshirë Prigozhin dhe mercenarët e tij, na kanë sjellë aq shumë vdekje sa nuk mund të them asgjë të mirë për këta jo-njerëz, të jem i sinqertë.”

“Është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit. E shihni, Rusia ka një alternativë ndaj Presidentit Putin. Ky është vendimi. Nuk ka asgjë për të thënë,” tha ai.


Top Channel

You may also like