“Nuk ishim skuadër fenomenësh”, Allegri: Juventus duhet të kthehet të mendojë për mbrojtjen

by admin
Spread the love

Pas katër ndeshjeve pa fitore (dy humbje dhe dy barazime), Juventus do të kërkoj të rikthehet te fitorja në kampionat përballë Frosinones, me bardhezinjtë që synojnë kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp, tekniku i torinezëve, Massimiliano Allegri theksoi skuadra e tij nuk ishte fenomenale kur fitonte ndërsa shtoi se tashmë që nuk fiton, nuk mund të konsiderohet e dobët. Sa i takon të ardhmes, tekniku livornez shtoi se ka edhe një vit kontratë me Juventusin.

“Është në dorën tonë që ta kalojmë këtë situatë dhe ta kthejmë në favorin tonë. Nuk ishim fenomenë kur fitonim dhe as nuk mund të quhemi të dobët tashmë që nuk fitojmë. Kampionati nuk mbyllet ndaj Frosinones, ka edhe 12 ndeshje të tjera, besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi që të luajmë edhe me më shumë sulmues në fushë. Kemi pësuar pesë gola në katër ndeshje, janë shumë dhe duhet të kthehemi të mbrojmë mirë.

A do të firmosja në këtë moment për të qëndruar përtej vitit 2025? Në këtë moment nuk firmos asgjë, kam edhe një vit kontratë me Juventusin. E rëndësishme është të kthehemi në Champions League, aty ku ka qenë gjithmonë prej vitit 2011”, u shpreh Allegri./ Super Sport


Top Channel

You may also like