Nuk fusja dot gishtin te veshi’, Tan Brama habit me deklaratën

by admin
Spread the love

Koreografi dhe kërcimtari Tan Bama ishte i ftuar së fundmi në “WhyNot”, ku foli për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”. Ai ka rrëfyer presionin me të cilin është përballur duke qenë se shtëpia ishte nën monitorim nga kamerat 24 orë.

Tan Brama: Jam munduar ta ruaj veten, kanë qenë emocione shumë të mëdha. Unë më datë 31 dhjetor e mora ftesën, ka qenë dhurata më e bukur për natën e Vitit të Ri edhe pse nuk ja thashë familjes. Thashë do ta mendoj. Kisha kohë vetëm 4 ditë dhe më datë 4 do shkoja. Unë i thashë Ok direkt, por gjatë rrugës nuk e dija çfarë do ndodhte. Hyra brenda, aty është loja, se unë i shikoja dhe nga jashtë dhe i shikon me sy tjetër se si do sillen me Tanin.

A do jenë të njëjtët? Unë njihja Donaldin, Trixën, Ilirin dhe është pak presion sepse ti nuk shprehesh, nuk thua diçka se çfarë ka ndodhur jashtë. Edhe këngën time që kisha bërë nuk ja thosha dot, pavarësisht se ja thashë që kam bërë një këngë. Kjo është trysnia ajo që ti nuk e thua dot. Nuk fut dot gishtin te veshi sepse ke kamera gjithandej (qesh).


You may also like