Nuk ftoi asnjë futbollistë nga Superliga, Giresse me përgjigje interesante arsyetohet

by admin
Spread the love

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore, raporton Insporti.com.

Giresse të premten e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.

Përzgjedhësi Giresse ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së futbollistëve nga Superliga e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

“Ende është herët. Kam qenë vetëm një ndeshje të Kupës, në të ardhmen do të kem mundësi më shumë por do të zgjedhim vetëm futbollistët më cilësorë. Gjithmonë zgjedhën futbollistët nga ligat më të forta. Mos harroni edhe se edhe në Francë ka shumë lojtarë cilësor, por që nuk ftohen nga kombëtarja”.

Nën drejtimin e Giresse, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje.

Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.

Më 29 mars, në Cyrih, po ashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.

Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.

Ndërsa, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00. /insporti.com/

You may also like