‘Nuk është qetësuar’, Kledi tregon gjendjen e Donaldit pas daljes nga BBV

by admin
Spread the love

Kledi Hysa ka dhënë së fundmi një intervistë për “Shqipëria Live”, ku mes të tjerash ka folur për raportin miqësor me aktorin Donald Veshaj.

Ai ka treguar se janë takuar pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe është ndalur te gjendja e tij emocionale.

Kledi është shprehur se Donaldi ende nuk është qetësuar, ndonëse tani po vazhdon me koncerte.

“Kam ruajtur marrëdhënie me Pm, Elhaidin, Fifin, Arjolën, Sabianin edhe Donaldin e kam takuar. Ditën e shtunë ishim bashkë në Zyrich. Donaldi mirë dukej, por akoma nuk… sepse është ajo vala e madhe pas daljes, edhe unë e kam pasur këtë, akoma nuk është qetësuar. Është me koncerte, Donaldi nuk ka akoma qetësi sepse ai e do qetësine”, ka thënë ai.


You may also like