“Nuk është në morg”, mister mbi trupin e liderit të opozitës ruse Navalny

by admin
Spread the love

Teksa rusët kërkojnë një përgjigje të qartë për rrethanat e vdekjes së liderit të opozitës, Aleksei Navalny, mister rreth largimit të tij të beftë nga jeta në moshën 47 vjeçare, thellohet me deklaratën e fundit të vetë zëdhënëses së kritikut të ashpër të Kremlinit.

Ajo thotë se trupi i Navalnyt, nuk gjendet në morgun e Salechardit, siç pretendojnë autoritetet. Kira Yarmysh konfirmoi se janë njoftuar nga zyrtarët vendas për vdekjen e tij, dhe se e ëma e Navalanyt, ka kërkuar që trupi t’i dorëzohet menjëherë familjarëve. Megjithatë, një punonjës i morgut Salekhard, qyteti pranë burgut ku kryeopozitari ndërroi jetë, tha për Reuters se trupi i pajetë i tij nuk ka mbërritur ende atje.

“Alexey Navalny është vrarë”, shkroi zëdhënësja në rrjetet sociale. Një burime brenda burgut thotë se trupi i tij i është dorëzuar hetuesve të Komitetit investigative, të cilët pale çfarë hetimi po kryejnë”, shton ajo.

Zyrtarisht, flitet për vdekje natyrale: Navalny, sipas autoriteteve, u ndje keq pas një shëtitjeje dhe humbi pothuajse menjëherë vetëdijen. Por bashkëpunëtore të tij, të afërm e një pjesë e mirë e opinionit publik nuk kanë dyshime se në fakt, dicka tjetër e shkaktoi vdekjen e tij. I dënuar me 19 vjet burg, Navalny përfundoi prapa hekurave janarin e 2021-shit.

“Kaloi gjithsej 300 ditë në izolim për arsye nga më qesharaket e absurdet, si fakti që nuk kishte mbërthyer kopsën e fundit të xhaketës. 15 ditë izolim vetëm për kaq. Apo nuk kishte pastruar mirë oborrin. Kaq duhej për 15 ditë të tjera në qelinë e izolimit. Ushqimi atje ishte i tmerrshëm dhe shumë i paktë”, thotë Yarmysh që tregon po kështu sesi deri në fillim të dhjetorit, “juristi ishte mbajtur në një të ashtëquajtur koloni penale në Vladimir, 200 kilometra nga Moska, dhe më pas transferimi në rrethin Arktik, ku në këtë periudhë të vitit temperaturat zbresin në minus 40 gradë Celsius”.

Putin thuhet se është informuar menjëherë mbi ngjarjen, por nuk ka bërë asnjë koment, teksa në përgjithësi ka preferuar të mos flasë për atë që e konsideronte “një bloger”.


Top Channel

You may also like