“Nuk është humbje e thellë”/ Tahir Batatina mban shpresat gjallë për ndeshjen kthyese ndaj Prishtinës

by admin
Spread the love

Përkundër humbjes në ndeshjen e parë gjysmëfinale nga Prishtina, trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk është dukur shumë i shqetësuar.

Prishtina fitoi 2:1 tw enjten në duelin e parë dhe të kthimit do ta luajë javën e ardhshme në Podujevë.

Batatina tha se ky është një rezultat i kthyeshëm dhe beson që Llapi do ta eliminojë Prishtinën për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.

“Mendoj se gjërat nuk shkuan mirë, herët shkaktuam penallti dhe pranuam një gol për shkak të një pakujdesie. Po ashtu, nuk e shfrytëzuam faktin që Prishtina mbeti me një lojtar më pak. Është vetëm një ndeshje dhe është një rezultat i kthyeshëm. Kam besimin në ekipin dhe besoj se do ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Batatina.

“Do t’i përmirësojmë gabimet për ndeshjen e kthimit, të cilën duam ta fitojmë dhe të kualifikohemi në finale të Kupës. Mendoj se për neve është ndeshja me e rëndësishme e edicionit do të jetë në Podujevë. Nuk është humbje e thellë dhe nuk ka mundësi as Prishtina apo ndonjë ekip tjetër që do të marrë fitore në Podujevë, Besoj se do ta përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit”.

You may also like