Nuk e toleroj më, nuk e di ç’do të bëj nëse kjo femër më drejtohet…

by admin
Spread the love

Vëllai i Madh njoftoi mbrëmjen e sotme se do të marrë masa për gjuhën ofenduese të banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke mos toleruar askënd. Në zarfin e lexuar nga moderatorja e këtij programi, ajo nënvizoi se ky format parashikon konflikte, por jo ofendime dhe dhunë e bullizëm.

Pas leximit të zarfit nga Arbana dhe pas videos së transmetuar, menjëherë ka ndërhyrë një prej konkurrenteve, Efi, e cila tha se është ndjerë e ofenduar nga dy prej banorëve, Luizi dhe Kejvina. Madje, Efi paralajmëroi edhe produksionin se nëse Kejvina vijon të thotë gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, ajo nuk e di se çfarë do të bëjë.

Efi: Unë jam shumë e prekur, më vjen turp që ndodhem këtu me një gocë si Kejvina të paedukatë dhe me një djalë si Luizi.

Jan ca intimidime shumë të shpifura që ka bërë Luizi, kurse Kejvina më tha të njeh gjithë Shqipëria si je. Unë nuk e toleroj më , dhe nuk e di se ç’do bëj më nëse kjo femër më drejtohet kështu.

Arbana: Qetësohuni ju lutem! Mund ta zgjidhim me qetësi!

You may also like