“Nuk e duam BE-në nëse duhet të njohim Kosovën”, Vulin: Shantazh i çmendur

by admin
Spread the love

 Serbia duhet të pranojë sa më shpejt se “nuk dëshiron” të jetë pjesë e Bashkimit Europian, BE dhe se “nëse nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”.

Me këtë deklaratë, ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ngjall sërish polemika, duke nxjerrë edhe një herë më shumë në pah sesa i dyzuar është qëndrimi i Beogradit në raport me gatishmërinë për të avancuar vërtet marrëdhëniet  me Kosovën.

“Qëndrimi i Serbisë ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimesh racionale”, ishte komenti i tij. “Çështja nuk është nëse ne duam të anëtarësohemi në BE, pyetja është nëse BE-ja e do Serbinë. Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur ndaj të cilit po na ekspozojnë për të njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Srpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan”, mësohet të ketë thënë ai.

Vulin madje ka shkuar më tej duke pohuar se Bashkimi Europian, si aleancë “i përket së shkuarës”, sepse sipas tij, “me humbjen e pavarësisë politike”, vendet e BE-së “u bënë territore, jo shtete”. “Vendimi përfundimtar për pranimin e anëtarëve të rinj merret nga çdo parlament i çdo vendi të BE-së. A mendoni vërtet se kroatët do të votojnë për hyrjen e Serbisë në BE pa asnjë kusht tjetër?…”, është shprehur ai. Më herët, ishte po Vulin ai që deklaroi se mbijetesa e Serbisë varet nga Rusia.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like