Nuk e dimë nëse motrat Kardashian po shkonin tek dasma Kourtney-t apo në funeral

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar sot në një ceremoni në Portofino të Italisë. Travis, 46 vjeç, është shfaqur i veshur me një kostum të zi dhe me një këmishë të bardhë, i shoqëruar nga djali i tij 18 vjeçar, London.

Kourtney është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë e të shkurtër nusërie, me një buqetë trëndafilash në dorë. Mamaja e saj Kris Jenner e ka shoqëruar për në altar.

Të ftuar ishin personazhe të famshëm, miq e familjarë të çiftit. Sigurisht një vëmendje të madhe morën motrat Kardashian, të cilat duhet thënë se nuk u veshën siç prisnim. Kim dhe Khloe kishin zgjedhur si rrallëherë fustane të zinj të gjatë deri në fund të këmbëve dhe pamja e tyre nuk dukej si për një dasmë.

Kylie dhe Kendall nga ana tjetër kishin vepruar ndryshe duke veshur fustane ngjyrë të hapur me lule. Më poshtë ju sjellim fotot nga dasma.

You may also like