Nuk e dihet ende kur do të mbahet takimi i radhës – Shqip

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, ka thënë se nuk e di kur pritet të mbahet takimi i ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo në një konferencë për media u pyet se a pret të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.

“Krejt çka mundem të them është se kur te kemi një takim për ta bërë të ditur, ne do ta bëjmë atë, por në këtë pikë nuk mundem të them asgjë”, ka thënë Massrali.

Më 4 prill është mbajtur takimi i fundit mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradi, ku është diskutuar për çështjen e dinarit dhe nuk kanë arritur të zgjidhje apo marrëveshje.

You may also like