“Nuk e di si i fiton titujt”, Cassano sulmon ashpër Mourinhon: Nuk i plas për futbollin!

by admin
Spread the love

Jose Mourinho, trajneri i Romës në Serie A është vendosur së fundmi nën sulmin e ish-futbollistit, Antonio Cassano.

Ky i fundit njihet për deklaratat e tij tendencioze teksa shprehet se tekniku luzitan është shndërruar në një aktor. Nga ana tjetër, edhe më e rëndë është fjalia në të cilën Cassano shprehet se nuk e kupton si ia del Mourinho të fitojë titujt.

“Mourinho është shndërruar në një aktor, nuk ia kam idenë se si ia del të fitojë tituj. Ai është nga ata trajnerë që di të komunikojë shumë mirë, por që nuk i “plas” më për futbollin. Ndoshta rikthehet te Real Madrid pas ikjes së Ancelottit, por këtë mund ta bëjë vetëm për statusin e të qenurit trajner i Realit dhe jo se i intereson me të vërtetë.

Në këtë moment që është Mourinho, mund të marrë drejtimin edhe të ndonjë skuadre të vogël. Mendoj se nëse Reali kërkon një trajner të vërtetë, atëherë nuk do të telefonojnë Mourinhon.

Krahasimi me Sarrin? Sarri është shumë më i mirë se Mourinho, e dashuron futbollin dhe punën e tij. Ndërsa për tjetrin e thashë se nuk i intereson futbolli. Sarri luan një futboll të mrekullueshëm ndërsa Mourinho është zero”, u shpreh Cassano.


Top Channel

You may also like