“Nuk e di kur rikthehet”, dëmtohet në shpinë portieri i Gjermanisë

by admin
Spread the love

Probleme në shpinë për Marc-Andre ter Stegen, me portierin e Gjermanisë që është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann, po përgatitet për dy miqësoret e radhës. Atë të mbrëmjes së sotme ndaj Turqisë, live në Shqip 4 (20:45).

Dhe të martën përballë Austrisë në Vienë. 31-vjeçari është rikthyer te Barcelona, ndërkohë që Nagelsmann foli rreth problemeve të “gardianit”.

Nuk mund të specifikoj dëmtimin e Marc. Ai ndjen dhimbje në shpinë që e pengojnë të bëjë lëvizje specifike të portierit.

Mjeku tha se dy ndeshjet ndërkombëtare nuk kanë më kuptim dhe se gjendja e tij është përkeqësuar. Nuk mund të përgjigjem rreth kohës që ai do të qëndrojë jashtë“, u shpreh Nagelsmann.


Top Channel

You may also like