“Nuk duan të më lënë të futem…”, Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’

by admin
Spread the love

Këngëtari Luiz Ejlli, njëkohësisht edhe ish-banori i Big Brother Vip2 ka publikuar pamjet e para nga shtëpia e re.

Përmes një video në Instagram, Ejlli tregon se është futur në ambientet e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në video ai dëgjohet teksa thotë:

“Si thoni, të futem edhe një herë brenda, po s’duan të më lënë të futem. Unë e provova.”

Ndërkohë, kujtojmë se në media është folur se Luizi do të ketë një rol në BBV, por ende nuk është bërë e ditur asgjë.

Disa ditë më parë, këngëtari u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka për rolin që ai mund të ketë.

Luizi u shpreh saktësisht: Prisni pra, sa të fillojë! A rri unë pa bërë gjë!?

Është thënë që syri në logo është ai i Luizit dhe se ai mund të jetë edhe vëllai i madh.

Kujtojmë se Luizi do të bëhet edhe baba i një vajze me partneren e tij, moderatoren Kiara Tito, ku lajmin e ka bërë të ditur me anë të një këngë dedikuar vogëlushes.

You may also like