Nuk do të shtyhen ndryshimet Kushtetuese – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministrii Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kanë vizituar sot kompaninë e prodhimit të vezëve “Vezë Shari”.

Kovaçevski në një deklaratë për media tha mes tjerash se ndryshimet Kushtetuese nuk do të shtyhen.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre, praktikisht do të fillojë procesi që më pas do të hyjë, normalisht, edhe në procedurat që janë paraparë me ligj. Unë mendoj se shteti ynë ka kapacitet, para se gjithash demokratik, edhe kapacitet europian dhe vizion. Ky vendim që nevojitet për vazhdimin e rrugës tonë europiane nuk do të jetë peng i karrierës personale të vetëm një njeriu në shtet, i cili është i gatshëm që për karrigen personale të rrezikojë ndërprerjen e një procesi që do të thotë sigurim i plotë i anëtarësimit në BE”, tha Kovaçevski.

Kryeministri nuk u përgjigj se kur do të formohet komisioni që do të punojë për ndryshimet kushtetuese. Ai vetëm ka përsëritur se ekipi për përgatitjen e amendamenteve kushtetuese do të formohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe se në të do të jenë ekspertë më të mirë të fushës së së drejtës kushtetuese dhe ligjit dhe përfaqësues të partive politike sepse, siç tha ai, ky proces kërkon një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

You may also like