Nuk do të lejohen incidente më 4 shkurt – Shqip

by admin
Spread the love

NË SHKUP QËNDRON MINISTRI I BRENDSHËM I BULLGARISË

Dhuna ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër dhe shënimi I ditëlindjes së revolucionarit Goce Dellcev më 4 Shkurt, kanë qenë tema të takimit të Ministrave të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Oliver Spasovski dhe Ivan Demerxhiev.

Qëllimi ynë është që të ketë siguri për të gjithë qytetarët që janë në vendin tonë – ka theksuar Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, duke komentuar tensionet dhe paralajmërimet për cënimin e sigurisë më 4 Shkurt.

“Duam të dërgojmë mesazhin se nuk do të lejohet asnjë incident. Policia e RMV-së po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme dhe absolutisht nuk duhet të lejohet asnjë incident respektivisht do të sigurohet një nderim ashtu sic I ngjan të madhit Goce Dellcev” – tha Oliver Spasovski.

Ministri I Brendshëm bullgar Demerxhiev, sic njofton KlanM, shtoi se ka marrë të gjitha informacionet nga homologu I tij Spasovski se gjithcka do të jetë e sigurtë dhe se do të ndërmerren masat për shënim të qetë të ditëlindjes së Goce Dellcevit.

“Unë do t`i ndërmarr masat për njerëzit që do të vijnë në shënimin e ngjarjes. Në asnjë rast nuk do të lejoj të shkaktohen provokime dhe të ketë ngjarje të padëshiruara. U dakorduam se gjithcka do të jetë në rregull e jo të lejojmë se kërcënimet t`I ndezin zjarret mes dy popujve” – deklaroi Ivan Demirxhiev.

Shënimi I ditëlindjes së Goce Dellcevit më 4 Shkurt në Shkup paraqet sfidë të re në raportet RMV-Bullgari, të cilët gjatë periudhës së kaluar sërish janë tensionuar.

Më 19 Janar, sic njofton KlanM, ishte dhunuar sekretari I klubit bullgar në Ohër, kurse sic tha Ministri Spasovski, një person është në paraburgim dhe se po veprohet për zgjerimin e hetimeve. /KlanMacedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like