“Nuk dija si të largoja Kamoranezin nga Juvja”, Marota tregon sekretet e zanatit: Me raste duhet edhe fat by*e si me Lukakun

by admin
Spread the love

Xhuzepe Marota, administratori i përgjithshëm i Interit, ka pranuar se në zanatin e tij, duhet të jesh i përgatitur për të marrë vendime të rëndësishme, që ndoshta nuk janë edhe aq popullore. Duke folur në kursin për “Team Manager” në universitetin “Luiss” në Romë, ai ka zbuluar disa nga detajet e punës së tij dhe situatat e ndryshme me të cilat është përballur gjatë karrierës.

“Në vitin 2019, kur mbërrita te Interi, sakrifikova një figurë si ajo e Luçiano Spaletit, që vlerësoj si një trajner të mirë, por që bënte pjesë te e tashmja dhe e kaluara. Kultura që ishte në klub nuk ishte fituese dhe unë sakrifikova një trajner si ai, për të arritur te Konte të cilin e njihja mirë dhe na çoi te fitorja e titullit në vitin e dytë.

Kur në vitin 2010 shkova te Juventusi, nuk kishte rezultate dhe m’u desh të bëja një revolucion. Kam ndryshuar të gjithë rolet në klub, që nga komunikimi te magazinierët. Kishim në skuadër edhe një grup kampionësh të Botës, për shembull Kamoranezi ishte në listën e atyre që dëshiroja të largoja, por kisha siklet ta bëja. Për këtë arsye e thirra në zyrën time dhe e pyeta se çfarë do të kishte bërë po të ishte në vendin tim. Ai m’u përgjigj “Të më largosh mua dhe shumë të tjerë”. Pra duhej të kisha forcën që të ndryshoja kur nevojitej.

Lukaku? Turam e kishim marrë gjithsesi, por nëse Lukaku do të kishte pranuar ofertën tonë, do ta shihnim veten me të, Lautaron dhe Turam. Ndoshta nuk do të kishte qenë e njëjta kimi që kemi sot mes Markus dhe Lautaro. Ndaj, e përkthyer në mënyrë vulgare, nevojitet edhe të kesh fat by*e”, tha ai para studentëve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like