“Nuk di të bëjë ndërhyrje”/ Legjenda e Arsenal e kritikon ashpër Granit Xhakën

by admin
Spread the love

Legjenda e Arsenali Martin Keown ka thënë se Granit Xhaka duhet patjetër të mësojë si të bëjë ndërhyrje ndaj kundërshtarëve, pasi mesfushori shqiptar e mori kartonin e pestë të kuq në pesë vitet e fundit gjatë përballjes së Arsenalit më Liverpoolin javën e kaluar.

Xhaka iu kërkoi falje tifozëve të Arsenalit për kartonin e kuq në gjysmëfinale të Carabao Cup, por Keown e fajësoi 29-vjeçarin se e la skuadrën në baltë.

Keown e ka cilësuar si qesharake mënyrën sesi Xhaka është ndëshkuar me kartonë të kuq kohëve të fundit dhe tha se Arsenali do të ketë telashe nëse ai nuk ndryshon.

Përjashtimi ndaj Liverpoolit ishte i dyti këtë sezon për Xhakën dhe i pesti në pesë vitet e fundit.

Duke folur për TalkSPORT, Keown tha: “Arsenali nuk duhet ta lejojë atë (Xhakën) të largohet. Por një gjë shqetësuese që e tha ai është se ai nuk do të ndryshojë”.

“Epo, ai duhet të ndryshojë. Ai do ta kuptojë se nuk mund ta dorëzojë vendin në ekip. Përjashtimet e tij janë qesharake. Duket se ai nuk po mëson”.

“Kur Wengeri e bleu atë për 40 milionë euro, ai tha se nuk mund ta besonte se ai nuk dinte si të bënte ndërhyrje”, shtoi ai.

“Xhaka nuk di të bëjë ndërhyrje. Është e thjeshtë dhe ai duhet ta mësojë se si ta bëjë”.

You may also like