“Nuk bëra asnjë gabim”, Beatrix Ramosaj rrëfen se si e kaloi periudhën e vështirë pas BBV

by admin
Spread the love

Beatrix Ramosaj ka rrëfyer për herë të parë se si e ka kaluar periudhën e vështirë që përjetoi pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Këngëtarja nga Kosova, e cila krijoi një lidhje me Donald Veshaj brenda shtëpisë së famshme, u përball me komente të ashpra për veprimin e saj.

Në një lidhje “Live” me Luana Vjollcën, në kuadër të projektit “Thuaje”, këngëtarja rrëfeu se është përballur me bullizmin që kur ishte një fëmijë pasi ishte më e shëndetshme se të tjerët.

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat.”, tha Trixa. Më tej, artistja tha se ajo që ka përjetuar ka qenë traumatike.


Lexo lajme interesante

You may also like