Nuk afroi asnjë sulmues, por Arsenali refuzoi shkëmbimin Aubameyang-Icardi

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, Arsenali ka refuzuar që të shkëmbejë Pierre Emerick-Aubameyang me sulmuesin e Paris Saint-Germain Mauro Icardi në merkaton e janarit.

Ish-kapiteni Aubameyang ishte pezulluar nga skuadra në fund të vitit të kaluar dhe ishte i sigurtë largimi nga “topçinjtë” në janar ose në fund të sezonit (u bashkua me Barcelonën në janar).

Francezët i ofruan Arsenalin Icardin në këmbim të Aubameyang, por londinezët refuzuan këtë shkëmbim, sepse kërkonin një tjetër profil sulmuesi. Argjentinasi ka shënuar 38 gola në 87 ndeshje që ka luajtur me PSG. / Oversport.tv

You may also like