Notat e Napoli-Empoli, Berisha më i miri në fushë/ Ja si janë vlerësuar Ismajli dhe Rrahmani

by admin
Spread the love

Portieri Etrit Berisha ishte më i miri në ndeshjen Napoli-Empoli, që u mbyll me rezultatin 0-1, duke bërë shumë pritje vendimtar, ndërsa mbajti portën e miqve të paprekur.

Pas kësaj sfide kanë dalë edhe vlerësimet e lojtarëve dhe Berisha ka marrë notën më të lartë 8.8, ndërsa u cilësua edhe lojtari i ndeshjes.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Empolit, Adrian Ismajli është mes lojtarëve të vlerësuar pozitivisht, teksa ka marrë notën 7.3.

Ndërsa nga ana tjetër mbrojtësi i Napolit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është vlerësuar me notën 6.7./ Super Sport


Top Channel

You may also like