Notat e Milanit: Giroud thyen mallkimin e numrit 9, Tonali është një përbindësh

by admin
Spread the love

Pavarësisht pritjeve spektakolare që bëri portieri Maignan, Olivier Giroud ka marrë notën me të lartë. Dopieta e francezit ishte ajo që vulosi derbin dhe sipas “tuttomercatoweb” ai ka merituar numrin 9, ashtu si numri që ka në fanellë.

Maignan 7- Në pjesën e parë ndal një breshëri goditjesh të Interit dhe shmang goleadën. Në të dytën nuk ka shumë punë.

Calabria 6– Prezantohet me një goditje që i fut të dridhurat Handanovicit, por për shumë minuta vuan Perisicin. Sapo kroati del nga fusha, ndryshon historia. Asist spektakolar për Giroud në aksionin e fitores.

Kalulu 5,5- Vështirësitë e shumta i ka nga krosimet dhe nga topat që vijnë nga ajri. Goli i Perisicit erdhi pikërisht nga një kërcim i tij. Për pjesën e mbetur tregohet i zoti duke anuluar Lautaron dhe Dzekon.

Romagnoli 6- Dzeko është një klient i vështirë. Ka shumë vështirësi, por të paktën qëndron në këmbë.

Theo Hernandez 5,5- Dumfries e shastis. Në pjesën e parë holandezi fiton thuajse çdo duel. Në të dytën është më shpërthyes, por jo mjaftueshëm. Merr të kuq dhe humbet sfidën me Sampdorian.

Tonali 7- Forcë fizike dhe teknike. E vështirë t’ia marrësh topin. Është nga më të mirët në fushë, kur kërkon ta vendosë vetë këtë derbi. Handanovic është fantastik duke i mohuar golin.

Bennacer 6,5– Me Tonalin në një formë të mirë tregon grintë dhe vendosmëri. Nuk është rastësi që ai ishte në fushë kur Milani nisi të merrte kontrollin e ndeshjes.

Saelemaekers 5,5– Është lojtari i sakrifikuar i Milanit në pjesën e dytë. Në të parën lufton, por e ka të vështirë. (Nga 46’ Messias 5,5- Nuk lë gjurmë në këtë sfidë).

Kessie 5,5- Rikthehet pas Kupës së Afrikës dhe e bën si trekuartist atipik. Përdoret më shumë për të ndalur aksionet e Interit sesa për të krijuar ai vetë. Milani është pa fantazi kur luan ai.

(Nga 58’ Brahim Diaz 7 – Maldini e tha përpara ndeshjes se duhen lojtarë që të futen mirë nga stoli. Fjala e tij është e saktë. Numri 10 jep asistin për Giroud dhe pastaj krijon aksionin e fitores).

Leao 5,5- Pritshmëritë më të mëdha janë prej tij. Inzaghi e markon mirë dhe i heq rrezikshmërinë Milanit. Kur ka hapësirë bëhet i rrezikshëm.

Giroud 9- Lufton, nuk dorëzohet, fiton duele në zonë, por për 75 minuta nuk duket. Pastaj për 3 minuta bëhet heroi i Milanit dhe i derbit me një gol si “gjahtar” dhe një tjetër klasi. Mallkimi i numrit 9 ka përfunduar.

Pioli 7,5- Në pjesën e parë do të kishte ngelur në klasë. Kessie si trekuartist dështon, por pastaj ndryshon ndeshjen me zëvendësimet. Ky Milan nuk vdes kurrë. / oversport.tv

You may also like