Notat e “Gazzetta dello Sport”: Manaj ngel në klasë, vlerësohet Gjimshiti

by admin
Spread the love

Derbin e fitoi Berat Gjimshiti me Atalantën, madje bëri edhe bomberin. Manaj nga krahu tjetër u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, pa mundur të lërë dot gjurmë.

Vlerësimi për të nga “La Gazzetta dello Sport” është i ulët, ndryshe nga se ndodh me qendërmbrojtësin kuqezi të skuadrës së Gasperinit. Më poshtë vlerësimi i gazetës italiane, i argumentuar.

BERAT GJIMSHITI 6,5 – Vuan pak në fillim ndaj Verde, por pastaj është në vendin dhe në kohën e duhur. Shënon golin e tij të parë këtë sezon në Serinë A dhe rezulton vendimtar për Atalantën.

REY MANAJ 5 – Në shansin e vetëm që ka në dispozicion është në pozicion jashtë loje. Luan shumë pak për të lënë gjurmë në këtë sfidë. / oversport.tv

You may also like