NJU JORK – WSJ: SHBA pozicionon anije luftarake për mbrojtje kundër Iranit

by admin
Spread the love



NJU JORK, 13 prill /ATSH- ANSA/ – Gazeta ‘’Wall Street Journal’’ raporton se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme.

Kjo masë ndërmerret mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre.

Shtetet e Bashkuara presin që Irani të kryejë sulme kundër objektivave të shumta brenda Izraelit dhe se operacioni mund të përfshijë aleatët e Teheranit.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i administratës Biden dhe një burim i afërt me inteligjencën amerikane.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPanairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë, Shqipëria prezanton potencialet e saj


You may also like