NJU JORK – Të paktën 38 të vdekur nga stuhia arktike në Amerikën e Veriut dhe Kanada

by admin
Spread the love

NJU JORK, 26 dhjetor /ATSH-ANSA – Të paktën 38 persona kanë vdekur nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me stuhinë e Arktikut që goditi pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë me ngrica polare rekord.

Katër viktima kanadeze iu shtuan numrit kur një autobus u përmbys pasi rrëshqiti në një rrugë të akullt në qytetin Merritt në provincën perëndimore të British Columbia.

Në SHBA deri më tani kanë vdekur 34 dhe shteti më i prekur është Nju Jorku, shkruan BBC.

Rreth 200 000 njerëz mbetën pa energji elektrike në pasditen e Ditës së Krishtlindjes. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakStrukturat akomoduese në tetor, rritet numri i vizitorëve
Artikulli tjetërPeshkonin me lëndë plasëse, procedohen penalisht 3 shtetas

You may also like