NJU JORK – OKB: Hamasi ka të ngjarë të ketë kryer dhunë seksuale në Izrael më 7 tetor

by admin
Spread the love

NJU JORK, 5 mars /ATSH/ – Një ekip i Kombeve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se ka “arsye të bazuara për të besuar” se dhuna seksuale, përfshirë përdhunimin dhe përdhunimin në grup, është kryer gjatë sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, shkruan BBC.

Ata thanë gjithashtu se kishte “informacion bindëse se pengjet ishin sulmuar seksualisht”.

Hetimi u krye nga Pramila Patten, Përfaqësuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, por Hamasi nga ana e tij ka mohuar se ”persona të armatosur kanë sulmuar seksualisht gratë gjatë sulmeve”.

”Ekipi i misionit zbuloi se ka arsye të arsyeshme për të besuar se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin ka ndodhur në shumë vende gjatë sulmeve të 7 tetorit”, thuhet në raportin e OKB-së.

Persona të armatosur të Hamasit depërtuan në Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1 200 njerëz dhe duke marrë peng 253 persona të tjerë.

Izraeli u përgjigj duke nisur një fushatë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës u vranë 30 500 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like