NJU-JORK – OKB dështon në miratimin e rezolutës për armëpushimin në Gazë

by admin
Spread the love

NJU-JORK, 22 mars /ATSH-DPA/- Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka arritur të miratojë sot rezolutën që bën thirrje për një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit pasi Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj saj.

Nëse rezoluta do të ishte miratuar, kjo do të ishte hera e parë që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit kundër organizatës islamike palestineze Hamas, që organi më i fuqishëm i OKB-së do të kishte arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.

Që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor, Uashingtoni, aleati më i ngushtë i Izraelit, ka kundërshtuar termin “armëpushim” dhe ka vënë veton për tre rezoluta përkatëse në Këshillin e Sigurimit, organi më i fuqishëm i OKB-së.

Megjithatë, duke pasur parasysh numrin në rritje të viktimave civile dhe kërcënimin e urisë në Rripin e Gazës, SHBA-ja tani po rrit presionin ndaj Izraelit. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like