NJU JORK – Ministri i Jashtëm izraelit: Guterres nuk e meriton të jetë në krye të OKB-së

by admin
Spread the love

NJU JORK, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen kritikoi edhe një herë kreun e OKB-së, sekretarin e Përgjithshëm António Guterres se nuk ka marrë një qëndrim vendimtar kundër sundimtarëve të Hamasit të Gazës.

“Guterres nuk e meriton të jetë kreu i OKB-së”, tha sot Cohen në Gjenevë.

“Guterres si të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartë dhe me zë të lartë: Lironi Gazën nga Hamasi”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric u përgjigj se sekretari i përgjithshëm po vazhdon punën e tij me qetësi dhe se ai e bazon punën e tij në parimet e Kartës së së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Izraeli ka shfaqur shenja zemërimi ndaj shefit të OKB-së që nga deklaratat e Guterres në fund të tetorit, kur ai kritikoi ashpër sulmet hakmarrëse të Izraelit ndaj Gazës.

Guterres tha se ato përbënin shkelje të qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe një dënim kolektiv të palestinezëve.

Gjithashtu ka patur thirrje për dorëheqjen e Guterres nga zyrtarët izraelitë.

Cohen, i cili ishte i pranishëm në Nju Jork në atë kohë, anuloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like