NJU JORK – Ministri i Jashtëm hungarez takohet me homologun rus Lavrov në OKB

by admin
Spread the love

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó zhvilloi dje në mbrëmje bisedime me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Do të ishte mirë nëse politikanë të tjerë perëndimorë do të bënin të njëjtën gjë”, tha Szijjártó, sipas agjencisë shtetërore hungareze të lajmeve MTI.

“Atëherë do të kishte më shumë shpresë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

“Unë nuk mendoj se janë të nevojshme paketa të tjera sanksionesh nga Bashkimi Evropian”, i tha Szijjártó ministrit rus Lavrov.

“Bisedimet për sanksionet janë gjithmonë “emocionale, politike dhe ideologjike”, citohet të ketë thënë Szijjártó.

“Evropa ka pësuar më shumë dëme nga sanksionet sesa Rusia”, shtoi ai.

Szijjártó ishte i vetmi politikan i lartë nga një vend i BE-së që zhvilloi bisedime diplomatike me Lavrov në Nju Jork gjatë takimit vjetor të OKB-së. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like