NJU JORK – Lavrov mbron pushtimin e Ukrainës përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së

by admin
Spread the love

NJU JORK, 24 prill /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin për plane hegjemoniste dhe mbrojti pushtimin e Ukrainës nga vendi i tij.

“Çështja ukrainase nuk mund të shihet e izoluar nga zhvillimet gjeopolitike në të cilat NATO ka kërcënuar sigurinë e Rusisë në rajon për vite me radhë”, theksoi Lavrov në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Ka të bëjë me mënyrën se si marrëdhëniet ndërkombëtare do të vazhdojnë të formësohen përmes krijimit të një konsensusi solid të bazuar në ekuilibrin e interesave, ose përmes avancimit agresiv dhe të paqëndrueshëm të hegjemonisë së Uashingtonit”, tha ai.

Takimi i diskutueshëm i organit më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara ishte thirrur nga Rusia përmes presidencës së saj aktuale të Këshillit. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakForumi i biznesit, Hohmann: BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
Artikulli tjetërPranimi i kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Begaj: Sa më shpejt anëtare me të drejta të plota

You may also like