NJU-JORK – ICC dërgon më shumë personel për të hetuar akuzat për krime lufte në Ukrainën lindore

by admin
Spread the love

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/- Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan ka planifikuar të dërgojë më shumë personel në Ukrainë për të hetuar akuzat për krime lufte në lindje të vendit.

“Në maj, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kreu misionin e saj më të madh, në historinë e Ukrainës. Që atëherë, atje ka pasur një prani të përhershme të ICC-së”, tha Khan gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Khan tha se hetuesit po kryenin punë mjeko-ligjore, objektive dhe të paanshme, ndonjëherë edhe të mundimshme për të mbledhur faktet dhe për të ndarë të vërtetën nga trillimi.

“Fotografia që kam parë deri më tani është vërtet shqetësuese. Unë kam qenë në Ukrainë tri herë”, tha ai, duke përshkruar shkatërrimet, vuajtjet dhe dëmet atje.

“Ne duhet të tregojmë vendosmërinë dhe t’i nënshtrohemi respektimit të parimeve të ligjit për të mos dështuar dhe zhgënjyer ata që kanë më shumë nevojë”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like