NJU JORK – Guterres: Të ndalohet cikli i hakmarrjes në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

NJU JORK, 19 prill /ATSH-ANSA/- Ka ardhur koha për të ndaluar ciklin e rrezikshëm të hakmarrjes në Lindjen e Mesme, tha sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit.

“Sekretari i përgjithshëm dënon çdo akt hakmarrjeje dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisin përpjekjet për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të çojë në pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin dhe më gjerë”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha në një deklaratë.

Një raketë izraelite goditi dje në mbremje Iranin. Shpërthimet u dëgjuan në provincën qendrore të Isfahanit.

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej sulmit të Teheranit të shtunën në mbrëmje.

Irani gjuajti më shumë se 300 dronë dhe raketa në sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit.

Pothuajse të gjithë u kapën nga mbrojtja ajrore izraelite me mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like