NJU JORK – Guterres: Numri i fëmijëve të vdekur në Gaza tejkalon çdo luftë

by admin
Spread the love

NJU JORK, 8 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres krahasoi numrin e fëmijëve të vrarë në Gaza me numrin e konflikteve në botë që ai raporton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara çdo vit.

“Çdo vit, numri më i lartë i vrasjeve të fëmijëve nga çdo aktor në të gjitha konfliktet që shohim është maksimumi në qindra”, tha Guterres.

“Në vetëm pak ditë në Gaza kemi mijëra e mijëra fëmijë të vrarë, që do të thotë se ka gjithashtu diçka të qartë që nuk shkon me mënyrën se si po kryhen operacionet ushtarake,” theksoi ai. /os/

You may also like