Vazhdon ”mallkimi” i fillimit të Majit – rreshje shiu dhe mot më i ftohtë! – Shqip

by admin
Spread the love

MOTI

Vazhdon “mallkimi” i shiut gati për cdo fillim të majit.

Metereologët thonë se nën dnikimin e një mase të lagësht dhe të ftohtë nga veriu, vendi sërish do të përfshihet nga reshje të shiut, kurse do të mbretërojë mot më i ftohtë dhe jo i zakonshëm për këtë periudhë të vitit, kjo për shkak së erës së përforcuar nga drejtimi verior.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Në viset më të larta malore në veriperëndim të vendit shënohen edhe reshje dëbore.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të borës së freskët në Kodrën e Diellit dhe në Malin Sharr.

Por, sikur të mos mjaftonte “mallkimi” i fillim Majit me motin, Shkupi është goditur edhe nga një tërmet me magnitudë prej 1.9 ballë sipas Rihterit.  Tërmeti është regjistruar mbrëmë në orën 01:39 kurse epiqendra ka qenë nga zona epicentrale e Shkupit.

Ndryshe, këto ditë feste, Shkupi duket më i boshatisur se kurrë. Derisa besimtarët ortodoks po bëjnë përgatitjet e fundit për Pashkët, shumë qytetarë të Shkupit, që herët ia kanë mësyer vendeve turistike brenda dhe jashtë vendit. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like