Dallas Mavericks sigurojnë gjysmëfinalen e Perëndimit

by admin
Spread the love

Dallas Mavericks është ekipi i katërt gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Perëndimit në NBA. Skuadra teksane fitoi sot 114-101 ndaj LA Clippers, duke triumfuar 4-2 me ndeshje.

Kyrie Irving me 30 pikë si dhe Luka Doncic me 28 pikë e 13 asistime, ishin të pandalshëm për Dallas.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshjes mes Cleveland dhe Orlando. Kjo e fundit fitoi 103-96 ndaj Cavaliers, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Për Orlando, tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë: Banchero 27, Wagner 26 e Suggs 22 pikë. Ndërsa për Cleveland u dallua Donovan Mitchell me 50 pikë.

You may also like