NJU JORK – Guterres: Në emër të humanizmit ndaloni këtë luftë mizore!

by admin
Spread the love

NJU JORK, 15 nëntor /ATSH/ – Jam thellësisht i shqetësuar nga kjo situatë e tmershme me humbje dramatike të jetëve njerëzore në disa spitale në Gaza, shkroi në X sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

”Në emër të humanizmit, bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shtoi ai.

Edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinator për ndihmë emergjente, Martin Griffiths tha se është i tmerruar nga bastisja ushtarake në spitalin Al-Shifa në Gaza.

Griffiths në një postim në platformën e mediave sociale X lidhur me ushtarët izraelitë që bastisën spitalin Al-Shifa theksoi se mbrojtja e të porsalindurve, pacientëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve duhet të ketë përparësi mbi të gjitha shqetësimet e tjera.

“Jam i tmerruar nga lajmi për bastisje ushtarake në spitalin Al-Shifa. Spitalet nuk janë zona lufte”, tha ai.

Ushtria izraelite bastisi spitalin Al-Shifa, institucioni më i madh shëndetësor në rajon ku ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like