NJU JORK – Guterres: Dita e sotme shënon një moment historik të trishtuar dhe tragjik

by admin
Spread the love

NJU JORK, 24 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres deklaroi sot se nuk ka shpresë për një fund të hershëm të luftës në Ukrainë, e cila ka hyrë në muajin e saj të gjashtë.

“Pavarësisht progresit në frontin humanitar, luftimet në Ukrainë nuk tregojnë shenja të përfundimit të luftës, pas shfaqjes së zonave të reja potenciale të përshkallëzimit të rrezikshëm”, tha ai në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork.

“Dritat paralajmëruese po ndizen”, tha Guterres lidhur me mundësine e një katastrofe në Zaporizhia, centrali bërthamor më i madh në Evropë.

Ai kërkoi një mision ekspertësh në vend, të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Si Kievi dhe Moska kanë shprehur mbështetje, por nuk pajtohen për detajet.

“Dita e sotme shënon një moment historik të trishtuar dhe tragjik”, tha Guterres me rastin e ditës së pavarësisë së Ukrainës. “Mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur, duke përfshirë qindra fëmijë”, shtoi ai.

“Bota ka parë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar të kryera pa përgjegjësi,” tha Guterres.

Gjithashtu, Guterres theksoi marrëveshjen e arritur në korrik për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like