NJU DELHI – Gjermania në manovrën e parë të përbashkët të forcave ajrore me Indinë

by admin
Spread the love

NJU DELHI, 8 mars /ATSH-DPA/- Forcat Ajrore Gjermane do të shkojnë për herë të parë në Indi, për të marrë pjesë në një manovër të përbashkët me kolegët spanjollë dhe francezë në gusht.

“Manovrat, të njohura si “Tarang Shakti Faza 1″, do të zhvillohen nga 6 deri më 14 gusht”, njoftoi një zëdhënës i forcave ajrore gjermane.

“Gjermania dhe vendet e tjera evropiane janë të interesuara të bashkëpunojnë më ngushtë me demokracinë më të populluar në botë, pjesërisht, për shkak të sjelljes ekspansioniste të Kinës”, thanë vëzhguesit.

Marrëdhëniet midis Republikës Popullore dhe Indisë fqinje janë të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare dhe mosmarrëveshjeve të tjera.

Gjermania është gjithashtu e interesuar për një marrëveshje të mundshme me Indinë për nëndetëset me vlerë miliarda euro.

Qeveria në Nju Delhi po kërkon aktualisht një partner bashkëpunimi për prodhimin vendas të nëndetëseve konvencionale përmes transferimit të teknologjisë.

Dy propozime për bashkëpunimin gjermano-indian dhe spanjollo-indian janë aktualisht duke u vlerësuar. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like