Njomza Shaqiri: Interesim i shtuar për anëtarësim në ASH. 1200 anëtarësime për gjysëm dite (VIDEO)

by admin
Spread the love

Zëdhënësja nga radhët e Alenacës për Shqiptarët, Njomza Shaqiri në një konferencë për shtyp, njofton se ka interesim të shtuar për anëtarësim në ASH dhe se janë mbledhur mbi 1200 nënshkrime brenda gjysëm dite, shkruan InfoShqip.

Shaqiri në vazhdim informon se: Në përputhje me Ligjin për Partitë Politike, dje skadoi afati për grumbullimin e 1000 nënshkrimeve për regjistrimin e partive politike. Duam të njoftojmë opinionin se këtë aksion, Aleanca për Shqiptarët e ka kryer me sukses dhe në afat kohor rekord. Për më pak se gjysmë dite, në të gjitha degët në mbarë vendin janë grumbulluar mbi 1200 nënshkrime.

Gjithashtu, vazhdon Njomza Shaqiri, njoftojmë opinionin se në rrjedhë është edhe anëtarësimi i anëtarëve të rinj, për çka vërehet një interesim tejet i madh në të gjitha zonat nga Likova deri në Manastir.
Falënderojmë të gjithë anëtarët të cilët kontribuan në këtë proces dhe poashtu ju urojmë mirëseardhje anëtarëve të rinj, të cilët i besojnë Aleancës për Shqiptarët si shpresë e vetme në skenën politike në vend. Mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e zotimeve tona dhe pritjeve të anëtarëve dhe mbarë qytetarëve./InfoShqip.com

Video:

You may also like