Njolloset sërish peshëngritja shqiptare – Bota Sot

by admin
Spread the love

Peshëngritja shqiptare njolloset përsëri nga dopingu. Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testet e kryera së fundmi nga qendra ndërkombëtare e Testimeve, teksa peshëngritësja kuqezi sipas analizave rezulton se ka përdorur stanazolol.

Në datën 29 maj Veli arriti që të fitonte dy medalje në kampionatin europian të zhvilluar në Tiranë, duke koleksionuar një medalje ari dhe një argjendi, por gëzimi duket se është zbehur shpejt, pas gjetjes së gjurmëve të stanazololit.

Veli rrezikon që të pezullohet për një kohë të konsiderueshme, për shkak se është një veprim i përsëritur, teksa dhe në vitin 2018-të rezultoi përdoruese e substancave të ndaluara. Para se të merret vendimi, do të priten dhe analizat e një testi të dytë, që është bërë në datën 3 gusht.

Në të shkuarën Shqipëria ka vuajtur shumë herë pasojat e dopingut, teksa nuk kanë qenë të pakët sportistët që kanë rezultuar përdorues të substancave të ndaluara.

You may also like