Njihuni me murgeshat “e kanabizuara” meksikane – Shqip

by admin
Spread the love

Murgeshat meksikane Sisters of the Valley Mexico njihen në botë si luftëtare për legalizimin e kanabisit.

Këto murgesha po “luftojnë kartelet” duke rritur marijuanën e tyre, duke prerë kështu lidhjen me tregtarët.

Ato besojnë se legalizimi i marijuanës për përdorim personal do të zgjidhte ‘problemet e përgjakshme’: “Në momentin që është e ligjshme, problemi do të zhduket, do të pushojë së qeni i përgjakshëm”.

Një qasje aktiviste ndaj bimëve do të largonte stigmën që është krijuar rreth konsumit të marijuanës, pretendojnë ato.

“Ajo që kam dashur gjithmonë ishte të ktheja bimën nga tregtari, për ta bërë atë të ligjshme. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duam një ndalim të kultivimit për përdorim personal,” tha një nga murgeshat.

Ata treguan se si konsumojnë atë që rrisin, por edhe bëjnë ilaçe nga “frytet e punës” të tyre. /tesheshi.com/

You may also like