Njeriu më i pasur në Zvicër është një gjerman nga Hamburgu

by admin
Spread the love

Sipas revistës Forbes, Klaus-Michael Kühne ka pasuri prej 36 miliardë frangash zvicerane. Ndër të tjera, ai është pronari mazhoritar i kompanisë logjistike Kuehne + Nagel

I pasur, më i pasur, Klaus-Michael Kuehne. Siç shkruan “SonntagsZeitung” duke iu referuar revistës “Forbes”, banori i Hamburgut është banori më i pasur i Zvicrës – madje nuk është as zviceran. 85-vjeçari ka lindur në Hamburg dhe që nga viti 1975 jeton me gruan e tij në Schindellegi SZ. Kuehne u pasurua kryesisht me kompaninë e tij të logjistikës Kuehne + Nagel, të cilën gjyshi i tij e themeloi në 1890.

Përveç kësaj, Kühne është një aksioner kryesor në Grupin Lufthansa, kompaninë e transportit Hapag Lloyd dhe klubin gjerman të futbollit Hamburger SV, transmeton portali Shtegu. Gjithashtu interesante: Kühne është një nga përfituesit kryesorë të krizës së koronavirusit, e cila rezultoi në një bum logjistik global. Sipas revistës së biznesit “Bilanz”, pasuria e tij në vitin 2020 ishte “vetëm” 13 miliardë franga – sot është mbi 20 miliardë franga më shumë.

Gjithçka mirë e mw mirë, në Zvicër Kühne është një numwr i madh financiarisht. Në listën e njerëzve më të pasur në botë, megjithatë, ai renditet në fund: përkatësisht “vetëm” në vendin e 29. Në përgjithësi, brenda një viti ka pasur shumë lëvizje në listën e njerëzve më të pasur në botë. : pothuajse gjysma e miliarderëve janë më të varfër se njw vit më parë. 254 persona kanë humbur statusin e tyre miliarder.

150 persona hynë në listë për herë të parë. Mosha mesatare e miliarderëve në botë është 65 vjeç. Miliarderi më i vjetër në botë është magnat 101-vjeçar i sigurimeve George Joseph me 1.3 miliardë dollarë. 15 persona janë 30 vjeç ose më të rinj. I sapoardhuri më i pasur i vitit është Mark Mateschitz me 34.7 miliardë dollarë. Ai trashëgoi 49 për qind të biznesit të pijeve energjike Red Bull nga babai i tij, i cili vdiq në tetor 2022.

You may also like